TRAJNIM – RRITJA E PERFORMANCES SE SHERBIMIT TE ARKES
Procesi i rritjes së shërbimit të arkës pranë Degëve Rajonale të Fondit BESA ka marrë zhvillim të rëndësishëm dhe në harmoni me rritjen e vazhdueshme të aktivitetit të Institucionit.
Ky shërbim është prezent sot në 16 Degë Rajonale nga 31 Degë gjithsej në të gjithë vendin.
Me synim rritjen e perfomancës së këtij shërbimi, bazuar në rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara qartë, si dhe rritjen e shërbimit ndaj klientit, Fondi BESA sh.a. organizoi më 5
Dhjetor 2020 dy sesione trajnimi me stafin e këtij shërbimi për të gjitha Degët Rajonale. Zhvillimi i aktivitetit tregoi se ky trajnim ishte efikas dhe me vlera praktike për punën e përditshme të shërbimit të arkës, i cili do të mbështetet me të tjera procese formimi në nivele të tjera të Institucionit.