fbpx

Zhvillohet trajnimi mbi “Parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parasë” në bashkëpunim me BERZH


Fondi BESA sh.a, një ndër institucionet më të rëndësishëm të Mikrofinancës në Shqipëri, ka në qendër të vëmendjes forcimin e kapaciteteve të stafit në lidhje me parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parasë.

Për këtë qëllim, në kuadër të financimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me mbështetjen teknike të ekspertizës së huaj, sot më datë 20 Shkurt 2019, u zhvillua një sesion trajnimi me përfaqësues të niveleve të ndryshme të Institucionit, që janë apo mund të përfshihen në këtë proces gjatë kredidhënies. Merrnin pjesë përfaqësues nga Departamentet e Riskut, Financës, Auditit të Brendshëm, Juridikut, Kredisë, si dhe përfaqësues nga Degë Rajonale të angazhuar në përditshmëri në kredidhënie.

Eksperti trajtoi çështje të rëndësishme dhe të prekshme si implikimi në praktikë dhe shembuj mbi pastrimin e parasë, vlerësimi i riskut institucional dhe të klientëve, etj. Ndërkohë, materiali që u prezantua do të mund të shërbejë për të krijuar një model informativ jo vetëm për pjesëmarrësit, por të gjithë stafin teknik të Fondit BESA, për rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të tij.

  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Oficer i Sigurisë së Informacionit ISO ...
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...